Aksident, “Audi Q5” përplaset me murin

Jugulajm.net
0 Min Read

Një aksident raportohet të ketë ndodhur këtë mbrëmje në tunelin e Elbasanit.

Mësohet se një automjet tip “Audi Q5”, ka humbur kontrollin dhe është aksidentuar.

Nuk dihet ende nëse ka të lënduar, ndërsa mësohet si pasojë e aksidentit është bllokuar qarkullimi.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Share This Article