Një trup i pajetë është gjetur në fshatin Gozhdarazhdë të Kolonjës.
Dyshohet se viktima është 49-vjeçarja Mimoza Kristo. Ajo ka humbur kontaktet me familjarët në datën 20 Maj.
Sipas dëshmive të familjarëve të saj në polici, Mimoza Kristo vuante nga probleme të shëndetit mendor.
Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po heton rrethanat e ngjarjes.