Anetari i Keshillit Konbetar te PD-se, Dasho Aliko, ka ftuar gjithe demokratet ne mbare vendin qe te bashkohen ne kushtet kur pushteti i Rilindjes po shkaterron shpresen.
Ne nje postim ne fb, Aliko ka apeluar per bashkim dhe jo krijim te grupeve oponente brenda strukturave.
Ja postimi i plote i Alikos:
Te nderuar kryetarë degesh te Partise Demokratike.
Te nderuar kryetare grupseksionesh e seksionesh.
Te dashur anetare te cdo strukture.
Detyra juaj eshte e veshtire por shume e bukur kur ajo ushtrohet me deshire. Mendoj dhe besoj qe cdo strukture partie duhet te jete ne lartesine e duhur për te bere me te miren qe te respektoje, komunikoje e te nxise qytetaret t’i bashkohen kauzes sone.
Miq te dashur!
Partia Demokratike eshte shtepia e demokratve dhe për kete ne duhet te kemi të çelët derën dhe doren shtrire për te bashkuar e punuar me kedo qe ka deshire te kontribuoje për kthimin e PD ne force fituese.
Te nderuar miq te mij. Në dasmen e femijes se vet, në shtepine tende mund te ftosh apo pranosh këdo, kurse në shtepine e demokrate jemi te detyruar te ftojme e pranojme çdokënd qe zgjat doren e afrimit dhe këdo qe mendon kundër kesaj kaste keqberëse për Shqiperine. Prandaj ne duhet mos të qendrojme te qete e te kenaqemi nga ndonje arritje, por te punojme cdo dite në teren te takojme përditë anëtarësinë, simpatizantet, njerëzit e pakenaqur nga Rilindja për t’i bindur qe me ardhjen ne pushtet te PD, qytetaret do te jene vete zgjedhes dhe jo e kunderta.
Te nderuar miq te mij. Te gjithe te marrim pergjegjesi e te forcojme durimin dhe çdokush nga ne perfaqesues te strukturave, te afrojme qytetare qe te besojne tek kauza jone. Miq, mos krijoni grupe brenda partise ne asnje nivel strukture pasi grupet jane shkaterruese për forcen tone, por punoni për gjithëpërfshirje dhe për rritjen e nivelit të perfaqësimit.
Partia Demokratike eshte subjekt i anetareve dhe simpatizanteve dhe jo e kryetareve. Une kam dhene dhe do te jap përherë gjithcka qe anëtarësia te respektohet dhe strukturat te jene ne efiçensë.
Kam dhene dhe do jap kontributin tim qe PD te behet forcë fituese. Te pa lodhur për te arritur qellimin.
Rroftë PD.