Policia ka publikuar foton e autorit të dyshuar të krimit në Dhërmi. Dyshohet se Gerald Shehu ka marë peng dhe më pas ka vrarë Eraldo Nevruzin.

Ngjarja mendohet se ka ndodhur në një prej dhomave të hotelit ku punonte 31-vjeçari, ndërkohë që autori i dyshuar ishte dhëndri i pronarit të këtij biznesi.

Në një informacion nga Policia, thuhet se nga kontrollet e deritanishme nuk është bërë e mundur gjetja e shtetasit Eraldo Novruzi, ndërsa po punohet me Policinë greke për të bërë të mundur lokalizimin dhe kapjen e Gerald Shehut, pasi nga hetimet e deritanishme.

“Në vijim të veprimeve intensive që po kryen grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, për gjetjen e shtetasit E. N., si dhe për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit, sqarojmë se nga kontrollet e deritanishme nuk është bërë ende e mundur gjetja e shtetasit E. N.

Policia e Shtetit ka shpallur në kërkim autorin e dyshuar, shtetasin G. Sh. (bashkëpronar i hotelit ku punonte shtetasi E. N.) dhe po bashkëpunon me Policinë greke për të bërë të mundur lokalizimin dhe kapjen e tij, pasi nga hetimet e deritanishme, pamjet filmike të sekuestruara dhe dëshmitë e marra, dyshohet se shtetasi G. Sh. ka qëlluar me armë zjarri ndaj shtetasit E. N. Policia e Shtetit vë në dispozicion foton e autorit të dyshuar, e cila i është vënë në dispozicion edhe Policisë greke dhe partnerëve të vendeve të rajonit.”, citon policia.