Një automjet është gjetur i djegur mbrëmjen e së premtes në afërsi të një impianti të përpunimit të mbjetjeve në Tapizë. Brenda makinës së shkrumbuar janë gjetur 2 armë zjarri kallashnikov.
Policia ka nisur hetimet menjëherë duke bërë kqyrjen e kamerave të sigurisë.
Blutë janë përqendruar në dy pista. Njëra ka të bëjë me dyshimet se mjeti tip ‘Pezho’ mund të ketë lidhje me vrasjen e 65-vjeçarit Gjergj Tusha në Pllanë të Lezhës.
Por kjo është një pistë jo e plotë, pasi 2 ngjarjet kanë distancë kohore me njëra-tjetrën.
Pista e dytë që po verifikohet është parandalimi i mundshëm i një atentati tjetër. Për shkak të vrasjes në Lezhës, ka pasur patrullim të shtuar të policisë, dhe kjo mund të ketë frikësuar agresorët për të kryer ndonjë krim tjetër e për pasojë kanë djegur makinën me armët brenda saj.




