Një email i dërguar në disa nga institucionet e vendit ka ngritur në këmbë policinë e shtetit.
Në mesazhin elektronik dërguesi i përkiste “Shtetit Islamik” dhe pretendohej se në ndërtesat e institucioneve ishte vendosur një bombë.
Në email thuhej se shpërthimi do të ndodhte pas dy orësh, ndërsa kërcënoheshin punonjësit dhe personat që ndodheshin në godinat e prekura.
“Përshëndetje. Ky është Shteti Islamik. Me vullnetin e Allahut kemi vendosur një bombë në ndërtesën tuaj. Ajo do të shpërthejë pas dy orësh Pas kësaj,. Ju të pafe do të copëtoheni. Pastaj do t’ju vrasim. Allahu Akbar”.
Pas marrjes së njoftimit, Policia e Shtetit ndërmori kontrolle dhe verifikime.
Nga kontrollet e kryera deri në këtë fazë, nuk është konstatuar prani e ndonjë bombe apo lënde shpërthyese në ambientet e kontrolluara.




