Babai i Brianit, 3-vjeçarit që vdiq pas ndërhyrjes dentare në një klinikë private në Tiranë, ka hedhur akuza ndaj mjekut Ronald Xhaxho duke thënë se djali do të bënte vetëm pastrim gurëzash, por ai i bëri 14 dhëmbë.
Baba i 3-vjeçarit: “Djali për herë të parë në klinikë ka shkelur vetëm ditën e operacionit.
Djali ka bërë operacion para dy vitesh, kam diskutuar edhe me doktorin, kam marrë edhe letër me vulë nga kardiopediatri, që ndiqte Brianin.
Mjeku më tha që nuk ka asnjë problem fare që kishte bërë operacion në zemër. E çova për pastrim dhëmballe djalin atë ditë.
Unë në kohën që ky vazhdonte me ndërhyrjet e kam pyetur disa herë për pastrimin e gurëzave.
I kam thënë “mund të bëjmë një dhëmb sot, një nesër”. Më ka thënë “jo sot”. Kam shkuar me bashkëshorten, gjyshin e tij dhe dajën e djalit. Nuk është kuruar asnjëherë për infeksion në gojë.
Çdo 6 muaj bënim analizat, në datën 28 ai ka bërë vetë analizat. Mjeku tha që janë në rregull, vazhdojmë procedurat.
Kam folur me Roland Xhaxhon dhe Ina Xhaxho. Ai më tha që do zgjaste operacioni maksimumi 3 orë.
Më ka thënë anestezi e gjeneruar, jo totale siç thotë ai. Briani u fut rreth orës 10:00 të mëngjesit dhe ka dalë në 19:00.
I trokita tek dera disa herë thanë vazhdon procedura. Briani është shumë në rregull tha mjeku, pas përfundimit të ndërhyrjes.
Nuk është e vërtetë që djali ka dalë duke qarë, ishte i përgjumur. E kishim lënë për 1-2 dhëmbë, në fund kur do bënim pagesën na thanë 14 dhëmbë.
Mjekun e telefonova kur djalit filloi që ti ngrihej temperatura. Nuk ia uli temperaturën, e dërgova në reaminacion.”