Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur në Selanik të Greqisë ditën e djeshme, ku protagonist raportohet të jetë një 34-vjeçar shqiptar.
Sipas mediave greke 34-vjeçari në bashkëpunim me një 42-vjeçar të komunitetit rom kanë sulmuar me armë zjarri një fabrikë riciklimi në zonën e Oreokastros.
Protothema.gr shkruan se dy agresorët sulmuan fabrikën për shkak të zhurmës që makineritë e riciklimit shkaktonin në zonë.
Për fat të mirë nga të shtënat nuk ka të lënduar, ndërkohë dy autorët janë identifikuar dhe shpallur në kërkim nga policia helene.
Gjithashtu në banesën e shqiptarit është gjetur një arsenal armësh, të cilat janë sekuestruar nga policia./