Familjarë, emigrantë shqiptarë, banorë të komunës së Castelfiorentino në Itali marshuan këtë mbrëmje në rrugët e qytetit për të dënuar krimin e vrasjes së 37-vjeçares Klodiana Vefa.

lule të bardha janë vendosur mbi stolin e kuq në sheshin Gramsci e simbol i fenomenit të Feminicidios e denoncimit të dhunës ndaj gruas.

Të pranishëm gjatë marshimit ishin dhe Kryetari i Bashkisë së qytezës e Kreu i Këshillit Rajonal të Toskanës.

Ndërkohë vijojnë kërkimet për kapjen e Alfred Vefa 44 vjeç e ish bashkëshorti i viktimës i cili pas vrasjes është larguar në drejtim të paditur.

Familjarë, emigrantë shqiptarë dhe banorë të zonës