Kryeministri Edi Rama ka shmangur komentet për dënimin e Saimir Tahirit, ish-ministrit që ai e cilësonte si “kampion” në qeverinë e tij.
Në një konferencë për mediat, kreu i qeverisë është pyetur nga gazetarët për këtë cështje, por Rama është mjaftuar vetë me këto fjalë.
“Unë nuk komentoj asnjëherë vendimet e gjykatave. E kam ditur mirë se çfarë kam bërë kur kam udhëhequr reformën në drejtësi. 100 herë të kthehesha pas, do bëja të njëjtën gjë.”, tha Rama.