Shpallet në kërkim 17-vjeçari, dyshohet se p*rdhunoi 15-vjeçaren

Jugulajm.net
1 Min Read

Një 17-vjeçar është shpallur në kërkim nga Policia e Shtetit, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale kundër dëshirës me jë 15-vjeçare.

Kallëzimi në policinë e Tiranës është bërë nga vajza e mitur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim një shtetas të mitur 17 vjeç, pasi ndaj tij ka kallëzuar një e mitur 15 vjeçe, se kundër  dëshirës së saj ka kryer marrëdhënie seksuale me 17-vjeçarin”, njoftoi policia.

Punohet për kapjen e tij dhe sqarimin e rrethanave të rastit.

Share This Article