Një 36-vjeçar, banues në Sarandë, ka rënë në prangat e policisë.
Ai ishte në kërkim pasi Gjykata për Krimet e Rënda, Tiranë, i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për trafikim të lëndëve narkotike.
36-vjeçari Aleks Likaj u prangos në kuadër të megaoperacionit policor ndërkombëtar antidrogë të koduar “Brezi i Gjelbër”.
Megaoperacioni, i zhvilluar nga Policia e Shtetit dhe Policia e Greqisë, në vitin 2019, goditi një grup kriminal që trafikonte përmes kufirit të gjelbër me Greqinë, lëndë narkotike.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.