Çmimi i naftës, Rama: Ulim akcizën 20% kur të kalojë 220 lekë/litri…

Jugulajm.net
2 Min Read
Në mbledhjen e Asamblesë së PS, kryeministri Edi Rama është ndalur të kriza e çmimit të naftës. Rama deklaroi se çmimi i naftës parashikohet të rritet, duke theksuar se nëse çmimi kalon vlerën 220 lekë do të ketë ulje me 20% të akcizës së karburantit. Kreu i qeverisë njoftoi formimin së shpejti të një Entiteti Shtetëror, i cili sipas tij do të monitorojë tregun me qëllim moslejimin e asnjë spekulimi me cmimet.
“Çmimi i naftës jo vetëm që është rritur, por parashikohet të rritet edhe më tutje, për këtë ne kemi vendosur në lëvizje bordin e transparencës, çka e kemi përdorur siç e mbani mend edhe më parë, dhe po ashtu kemi marrë edhe një vendim që për çdo ditë kur çmimi do të kërcejë mbi tavanin e 220 lekëve do ketë menjëherë ulje me 20% të akcizës së naftës. Deri tani nuk shikoj impakt në çmime të tjera, por fatmirësisht jemi në kushtet kur kemi një borxh dhe një deficit jo vetëm nën kontroll, por edhe goxha atë nivel që na mundëson që në momente të tilla të kemi edhe një hapësirë në dispozicion për të mos lënë vetëm askënd duke pasur parasysh në radhë të parë ata që kanë më shumë nevojë. Për të adresuar edhe një herë çdo diskutim legjitim dhe çdo propozim që vjen nga rrugë të ndryshme në mjedisin publik, ne këtu në këtë fazë që nuk e di askush sa do të zgjasë, në radhë të parë kemi në vëmendje pensionistët dhe nuk do të bëjmë asgjë që nuk do të shkojë për të siguruar ata së pari. Në fund të ditës, nëse çmimet impaktohen, pensionistët janë ata që e vuajnë më shumë se sa të tjerët impaktin mbi çmimet.
Share This Article