Një 34-vjeçar është vënë në pranga pas një sherri që rezulton të ketë ndodhur në nëntor të 2025.
Gjykata e Fierit ka caktuar ndaj këtij personi masën e sigurisë “Arrest me burg”, pasi dyshohet se gjatë një konflikti të ndodhur më datë 21.11.2025, ka qëlluar në ajër me armë zjarri tip automatik.
Ndërkohë në pranga u vu edhe një 52-vjeçar, pasi posedonte armë zjarri në banesë.
“Si rezultat, u arrestua në flagrancë shtetasi D. L., 52 vjeç, banues në Fier. Gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri tip pistoletë, një fishek arme zjarri, si dhe një palë pranga të ngjashme me ato të Policisë”, njoftoi policia e Fierit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme.




