EMRI/ Përfshihet nga zjarri banesa, ja dyshimet…

Jugulajm.net
1 Min Read

Një shkëndijë elektrike është bërë shkak që banesa e 74-vjeçarit Jemin Këmbaci në lagjen “Donika Kastrioti”, në Berat të shkrumbohet pjesërisht.

Në momentit e rënies së zjarrit në banesë kanë qenë kryefamiljari së bashku me nusen e djalit  dhe nipin. Nusja dhe djali kanë dalë menjëherë nga banesa kurse 73-vjeçari është nxjerrë nga zjarrfikësit pasi kishte mbetur mes flakëve në brendësi të banesës.

Zjarrfikësit kanë lokalizuar shpejt flakët dhe në një kohë të shkurtër është bërë edhe fikja e plotë e zjarrit.

Si pasojë e zjarrit, familja e Jemin Këmbacit ka pësuar dëme materiale në njërën nga dhomat e shtëpisë, dëme të cilat ende nuk janë përllogaritur.

Share This Article