Të shtëna me armë zjarri janë shënuar në Vlorë para pak minutash.
Burimet bëjnë me dije se dyshohet që Tonin Ramaj, 33 vjeç, është plagosur me armë zjarri në verandën e një lokali në Vlorë.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen ‘Pavrësia’, ndërsa i plagosuri ka marrë plagë në këmbë.
Nuk dihen ende motivet e ngjarjes.
Policia dhe autoritetet ndodhen në vendngjarje për ta zbardhur te plotë.