Një aksident është shënuar në aksin Sarandë-Gjirokastër në afërsi të HEC “Bistrica 2”.
Një automjet është përplasur me një motor, ku për pasojë kanë mbetur të plagosur dy turistë.
Automjeti tip “Wolksvagen” me drejtues 19 vjeçarin Orest Zhgabi, është përplasur me motorin tip “Dayang” me drejtues shtetasin italian Giorgo Vania, 24 vjeç.
Si pasojë është plagosur ky i fundit dhe pasagjerja Maria Pedroni, 25 vjece.
Ata janë transportuar me dy autoambulanca drejt urgjencës së Spitalit të Sarandës ku raportohet se një prej tyre ka ka thyerje të femurit.