Territori shqiptar mbetet në ndikimin e valëve të nxehtit afrikan ku termometri do të ngjitet sërisht deri në 41 gradë C në zona të izoluara në Qarqet; Elbasan, Berat dhe Gjirokastër.
Përsa i përket motit, do të jetë i kthjellët dhe i nxehtë në të gjithë territorin e vendit deri në orët e vona të pasdites ku priten kalime vranësirash të lehta në zonat Verilindore dhe Juglindore.
Parashikohet që ky stabilitet i atmosferës të na shoqërojë edhe gjatë natës.
Temperaturat e ajrit rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 19°C deri në 41°C.