Një aksident i rëndë është regjistruar në Gramsh pas mesnate.

Një automjet fouristradë tip ‘Nissan’ me targa AA 901 KI ka dalë nga rruga duke përfunduar në një përrua.

Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur ‘përroi i Lilajve’, dhe për pasojë ka mbetur i lënduar shtetasi Algert Koçi.

Drejtuesi i mjetit është transportuar drejt spitalit të Gramshit ku po merr mjekim shëndetësor.

Ende nuk dihen shkaqet e këtij aksidenti.