Furgoni del nga rruga në Vlorë: Një i vdekur dhe 4 të plagosur

Jugulajm.net
1 Min Read

Një viktimë dhe 4 të plagosur në gjendje të rëndë, është ky bilanci tragjik i një aksidenti që ka ndodhur mëngjesin e kësaj të diele, 26 korrik, në Vlorë.

Sipas informacioneve të policisë, një furgon me punonjës, i cili drejtohej nga 22-vjeçari R.S. ka humbur kontrollin orët e para të mëngjesit në aksin Vlorë–Llogara, duke dalë nga rruga dhe duke u përplasur me një bordurë betoni në anë të aksit.

“Rreth orës 06:10, në aksin rrugor Vlorë–Llogora, në vendin e quajtur “Fushë Dukat”, një automjet tip furgon, me drejtues shtetasin S. R., 22 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe ka dalë nga rruga”, njofton policia.

Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën 52-vjeçari I.H.

“Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën në vendngjarje njëri prej pasagjerëve, shtetasi I. H., 52 vjeç”, shton më tej policia.

Share This Article