Një ngjarje e rëndë është regjistruar paraditen e së dielës në Pogradec, ku një elektriçist ka humbur jetën gjatë punës.
Sipas informacioneve paraprake, viktima është Agim Beqiri, rreth 60 vjeç. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Zërvaske, ku ai dyshohet se ishte duke riparuar një linjë elektrike që kishte pësuar defekt.
60-vjeçari ka rënë në kontakt me rrymën elektrike, duke humbur jetën në vend.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit, ndërsa pritet edhe reagimi zyrtar i policisë.




