Me 117 vota pro dhe 3 abstenim i hiqet imuniteti Ahmetajt, ja kush abstenoi/ EMRAT

Jugulajm.net
1 Min Read

Me 117 vota pro dhe 3 abstenim, mazhoranca dhe opozita i kanë hequr imunitetin e deputetit Arben Ahmetaj.

Kështu është miratuar kërkesa e Prokurorisë së Posaçme për të arrestuar dhe kontrolluar banesën e ish-zv. kryeministrin Ahmetaj, i cili akuzohet për tre vepra penale.

Seanca e posaçme nisi sot në orën 10:00, ku pas rreth një orë diskutimesh, u mbyll me votimin.

Ky ishte hapi i fundit që i takon Kuvendit të Shqipërisë për këtë procedurë ligjore, teksa tani i hapet rruga SPAK për të vijuar me procesin ligjor për arrestimin dhe kontrollin e banesës së Ahmetajt.

Sipas tabulateve të votimeve, rezulton se tre votat abstenim kanë qenë kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule, kryetari i PAA-së, Agron Duka dhe kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu.

Nga të paktat raste kur ka votuar, i pranishëm sot ishte dhe kryeministri Rama i cili ka dhënë votën pro kërkesës së SPAK.

Share This Article