Greqi/ Sherr mes shqiptarëve, 1 i plagosur rëndë me thikê, 1 tjetër shpallet në kërkim

Jugulajm.net
1 Min Read

Një shqiptar është shpallur në kërkim nga autoritetet greke pasi akuzohet se ka plagosur me thikë një bashkëatdhetar. Ngjarja ka ndodhur në një lokal në Derveni të Korinthisë, ku është plagosur rëndë një shqiptar.

Konflikti mes shqiptarëve filloi për shkaqe banale. Njëri prej tyre nxjerrë një thikë, me të cilën plagos tjetrin në shpinë.

Më pas autori largohet me vrap. Ai nuk është gjetur ende, pavarësisht nisjeve të menjëherëshme të kërkimeve.

Ndërkohë i plagosuri ndodhet në gjendje të rëndë nën kujdesin e mjekëve.  Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Share This Article