Uniformat blu te Tepelenes, kane arrestuar nje 41-vjeçar nga Memaliaj te shpallur ne kerkim.
Njoftimi i policisë:
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë kapën dhe ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim Gramos Lama, 41 vjeç, banues në Memaliaj, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Gjirokastër e ka dënuar me 6 muaj burgim, për veprën penale “Mosdhënia e mjeteve për jetesë”.
Materialet në ngarkim të shtetasit të mësipërm i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.