Aksidenti me 4 viktima/ Ja dëshmia e shoferit të betonieres: Më mbaroi nafta dhe…

Jugulajm.net
1 Min Read

Detaje të reja janë mësuar nga aksidenti në rrugën Vorë-Fushë Krujë, ku 4 të rinjtë të vdekur mesnatën e së mërkurës (19 mars).

U mësua se automjeti me të cilin udhëtonin fillimisht ka kryer parakalimin e 2 kamionëve që lëvizin në rrugën Vorë-Fushë Krujë dhe më pas kanë hyrë në korsin e tyre, momenti që pak sekonda më vonë janë përplasur me betonieren e ndaluar.

Referuar dëshmisë së shoferit 24-vjeçar, Aleksandër Krrashi, ka deklaruar se ka hyrë në fillim pasi ka dalë nga vendi i punës, është fikur mjeti pasi sipas tij kishte mbaruar nafta.

Ka provuar ta ndezë dy herë më pas ka shkuar në një karburant aty pranë për të marrë naftë dhe sipas tij ka harruar të ndezë bllokimin e makinave.

Burime pranë grupit hetimor thonë se përplasen ka qenë e fortë dhe ka ardhur për dy arsye: për shkak të shpejtësisë së lartë dhe sinjaleve të fushë-pamjes, për shkak mjeti ka parakaluar dhe nuk ka parë betonieren e ndaluar.

Share This Article