EMRI/ Prej disa ditësh 37-vjeçarja e humbur, prindërit kërkojnë ndihmë: Kemi frikë se e vrasin

Jugulajm.net
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Selime Hasa nga fshati Peshtan-Bregas në Fier rezulton e humbur që prej disa ditësh.

37-vjeçarja ka humbur kontaktet me familjarët e saj që prej mëngjesit të së shtunës, 24 qershor.

E reja vuan nga probleme të shëndetit mendor, por kishte kohë që kishte ndërprerë mjekimin.

Prindërit e Selimes kërkojnë ndihmën e medias për të gjetur vajzën e tyre.

“Ne kemi bërë denoncimin për vajzën. Me ka humbur vajza. Ditën e shtunë në orën shtatë, babi kishte vajtur për bar, erdhi në shtëpi nuk e gjeti vajzën. E marr në telefon më tha ka ikur çupa. Nuk ka as të dhëna as ça veshi as ça nuk veshi. Nuk e ka parë fare. Ne nuk kishim mundësi ta gjenim. Nuk kemi asnjë informacion as telefonatë. Dua ndihmë nga shteti të më ndihmojë. Kam frikë se e vrasin. Është pa shkollë. Dua vetëm ndihmë nga shteti”, tha mamaja e 37-vjeçares.

Share This Article