Parashikimi i motit për sot…

Jugulajm.net
1 Min Read

Vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e motit të kthjellët deri vonë pasdite, kur priten kalime vranësirash të shpeshta nëpër të gjithë territorin.

Më të theksuara vranësirat paraqiten në gjysmën Lindore të Shqipërisë.

Parashikohet që mbrëmja dhe nata të vijojnë nën dominimin e kthjellimeve vranësirave dhe lagështirës së lartë në ajër.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie  të lehtë në vlerat minimale, por rriten maksimumet duke u luhatur nga 13°C temperatura më e ulët e shënuar në qytetin e Peshkopisë, deri në 34°C vlera më e lartë në qarkun e Tiranës, Elbasanit, Beratit dhe Fierit.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësinë mbi 45 km/h nga drejtimi kryesisht Verior; kjo do të bëj që në brigjet detare të krijohet dallgëzim 2 ballë.

Share This Article