Një ngjarje skandaloze është filmuar në ambientet e shkollës “Lidhja e Prizrenit”, në Deçan të Kosovës, ku një mësues shfaqet duke puthur në buzë një nxënëse 12-vjeçare.
Mediat e Kosovës njoftojnë se mësuesi quhet Valentin Selmanaj dhe është mësimdhënës në lëndën e edukimit fizik, ndërsa nxënësja e tij me iniciale E.M është vetëm 12-vjeçe dhe është në klasën e shtatë.
Video e filmuar nga nxënësit e shkollës, tregon momentin kur mësuesi puth në buzë të miturën, veprim i cili pretendohet se është kryer me forcë.
Kjo ngjarje e tmerrshme që ka ndodhur brenda hapësirave të shkollës, i ka kushtuar me arrestim dhe ndalim mësimdhënësit të dyshuar.
Ngjarja është denoncuar në policia nga një nxënës i shkollës që ka filmuar momentin.
Gjatë fundjavës, mësuesi së bashku me kolegët e shkollës dhe nxënësit kanë qenë në ekskursion në Shqipëri. Ai thuhet se është arrestuar pasi është kthyer në Kosovë.