Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar mesditën e kësaj të hëne në aksin rrugor “Qukës-Prrenjas”.
Një automjet me drejtues shtetasin P. K., 62 vjeç, ka përplasur të moshuarn F. M., rreth 70 vjeçe, e cila ishte duke ecur në këmbë.
Policia bën me dije se për shkak të plagëve të marra, 70-vjeçarja ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.




