FOTO/ Digjen 4 betoniere në Vlorë, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

Jugulajm.net
0 Min Read

Katër betoniere janë përfshirë nga flakët gjatë natës në një kantier ndërtimi.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Dukat të Vlorës,

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse të Vlorës, të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve, por betonieret e ndërtimit janë djegur plotësisht.

Sipas të dhënave paraprake, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Share This Article