LAJM I FUNDIT!! FOTO/ Llogora/ Rrëshqitje dheu dhe mjegull e dendur, kujdes shoferët

Jugulajm.net
0 Min Read

Mjegulla e dendur që ka mbuluar këtë të hënë në mëngjes Llogoranë ka krijuar vështirësi në lëvizjen e automjeteve.

Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton drejtuesit e mjeteve që kalojnë në këtë rrugë të bëjnë kujdes, të reduktojnë shpejtësinë dhe të respektojnë sinjalistikën.

Ndërkohë ka probleme me rrëshqitjen e dheut dhe gurëve dhe në terren ndodhen ekipet e ARRSH-së që po pastrojnë mbetjet në rrugë.

Share This Article