Kryedemokrati Berisha reagon pas vrasjes së gjyqtarit

Jugulajm.net
2 Min Read

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas ekzekutimit me armë zjarri të gjyqtarit të Apelit, Astrit Kalaja. Duke e cilësuar ngjarjen si një akt të shëmtuar dhe kriminal, Berisha shprehu ngushëllimet më të thella për familjen, miqtë dhe të afërmit e gjyqtarit të ndjerë, ndërsa theksoi se kjo vrasje është një dëshmi e qartë e kontrollit që ka krimi mbi rendin në Shqipëri. Ai kërkoi dënim maksimal për autorët dhe porositësit e këtij krimi të rëndë, që ka tronditur themelet e institucioneve të drejtësisë në vend.

Ja reagimi i plotë i Berishës:

Ekzekutohet me armë zjarri gjyqtari i Apelit Astrit Kalaja.

Mediat njoftojnë se një person i armatosur ka qëlluar me armë zjarri në zyrën e tij, pra në detyrë, gjyqtarin e Apelit Astrit Kalaja, i cili humbi jetën nga plagët brenda pak kohe.

Duke i shprehur ngushëllimet më të ndjera familjes, miqve dhe të afërmve të gjyqtarit të ndjerë Kalaja, dënoj me forcën më të madhe aktin e shëmtuar dhe kriminal ndaj gjyqtarit në brendësi të institucionit , dëshmi e kontrollit të rendit nga krimi dhe pasigurisë së madhe që ekziston sot në vend.

Kërkoj dënimin më të rreptë ligjor për ekzekutorin dhe porositësit e këtij krimi shumë të rëndë.

Share This Article