Nje ngjarje shume e trishte ka ndodhur ne Itali.

19-vjeçari shqiptar, Kevin Murataj, u godit për vdekje nga një makinë gjatë natës, në viale Europa, në Lignano Sabbiadoro (Udine).

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 23:30.

.I riu ka dalë nga një piceri përballë stadiumit dhe është nisur drejt diskotekës, për festën e maturës me shokët e klasës dhe mësuesit, kur për arsye të paqarta është përplasur nga një makinë.

19-vjeçari u transportua në urgjencën e Lignano, ku edhe u deklarua vdekja e tij. Policia po heton ngjarjen

Kevin Murataj, me prindër shqiptarë, i rritur në Foggia dhe banues në Latisana (Udine), ishte në vitin e fundit në Mattei di Latisana.
Mbrëmjen e kishte kaluar në një piceri me shokët e klasës dhe po shkonte në një diskotekë në resortin bregdetar për të marrë pjesë në festën e maturës.
Teksa po kalonte rrugën, ai është përplasur nga një automjet, drejtuesi i të cilit ka ndaluar. Por reagimi ishte gjithashtu i menjëhershëm për shkak të pranisë masive të personelit mjekësor dhe infermieror në Lignano në funksion të festës së Rrëshajëve, e cila solli mijëra turistë austriakë në qytet.

Megjithatë pas mbërritjes në spital, fatkeqësisht shqiptari nuk ia doli të mbijetonte.