EMRI/ Makina godet 68-vjeçarin me biçikletë te vijat e bardha

Jugulajm.net
1 Min Read

Një aksident automobilistik ka ndodhur në Berat gjatë ditës së sotme.

Sipas burimeve nga policia, bëhet me dije se një automjet ka përplasur një person me biçikletë në vijat e bardha.

Pas përplasjes, automjeti tip VolsWagen Passat, me targa AA 590 FC, e ka marrë zvarrë për disa metra dhe më pas ka ndaluar.

I moshuari Agim Mingu, është përplasur pa ndjenja në asfaltin e rrugës, deri në mbërritjen e ambulancën, që e ka transportuar drejt Spitalit Rajonal të Beratit.

Mjekët e spitalit konfirmojnë se ai ndodhet në sallën e operacionit dhe gjendja e tij është kritike.

Ndërkohë drejtuesi i automjetit është shoqëruar në komisariat menjëherë pas ngjarjes.

Share This Article