Në kuadër të megaoperacionit “Tempulli”, Komisariati i Policisë Lushnjë ka realizuar një operacion të suksesshëm për kapjen e individëve të përfshirë në tregtimin e lëndëve narkotike. Në këtë operacion, u arrestua në flagrancë shtetasi O. V., 20 vjeç, banues në Lushnjë.
Gjatë kontrollit në banesën e O. V., Policia gjeti dhe sekuestruar dhjetra doza të lëndës narkotike të dyshuar cannabis sativa, të cilat ishin të ndara dhe gati për shitje.
Lënda narkotike u sekuestrua si provë materiale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.