Deputeti demokrat dhe ish ministri i shendetesise Prof. Dr. Tritan Shehu, ka reaguar pas protestës së studentëve të Mjekësisë, të cilët kërkojnë që qeveria të tërhiqet nga ligji që mban peng diplomat e tyre.
Në një reagim në fb, Shehu shkruan se shteti po ua shet diplomën studentëve me 15 mijë euro, ose në të kundërt do të duhet të punojnë për 5 vite me punë të detyruar.
Shehu thekson se kjo është bujkrobëri, diskriminim dhe vjedhje shtetërore ndaj studentëve.
Ja reagimi i plote i Shehut:
Te gjithe me studentet e mjekesise!
Shteti u “shet” me 15 mije E diplomen e tyre studenteve te mjekesise.
Ndryshe 5 vjet “pune te detyruar”, bujkroberi kjo!
Dhe kjo mbasi u ka mare per cdo vit reth 450 E si takse regjistrimi.
Shteti grabitqar e feudal nxorri dhe shumen, qe duhet te paguaje nje student i mjekesise mbas studimeve, per te marre diplllomen, 2500 E ne vit pra 15000 ne teresi.
Diskriminim e vjedhje shteterore kjo.
Antikushtetuese e ndesh me te drejtat themelore te njeriut!
Nje vendim qe pengon te sapo diplomuarit per tu specializur e rritur cilesine jashte vendit.
Qe demton rende edhe cilesine e sherbimit shendetesor ndaj qytetareve.