Aktori i njohur me origjinë shqiptare Nikos Gelia, pas 26 vitesh ka arritur të marrë pasaportë greke.
Në një emision ai ka treguar se si 26 vite më parë shkoi në Greqi vetëm, në moshën 6 vjeçare nga Tiranë në Athinë. Ai rrëfyer për vështirësitë që ka hasur, por edhe për racizmin që ka përjetuar në shoqëri dhe në shkollë për origjinën e tij.
“Më deshën 26 vjet për të marrë kartën e identitetit grek. Është një proces që kërkon shumë kohë me shumë “pritje”, shumë takime dhe shumë dokumente. Papritmas, një letër erdhi në shtëpi dhe ata thanë ‘hajani dhe merrni atë. Është e çuditshme, sepse unë jam në ballkon duke pirë duhan dhe vjen një zotëri dhe mendova se ishte korrier. Më pyeti nëse mund të kishte pasaportën time. Ndërkohë nuk e gjeta, por diplomën e kisha. Pasaporta ime ishte shqiptare” , shtoi ai.
“Kam ardhur vetëm nga Tirana me një taksi. Kam qëndruar një vit pa prindërit dhe kam jetuar në shtëpinë e tezes. Taksi më mori dhe më solli këtu. Më kujtohen disa gjëra gjatë rrugës. Radha e madhe në kufi. Frika ime ishte se mos më kthenin pas”, tha ai.
Ndër të tjera ai ka treguar për rastin në shkollë kur mësuesja nuk e ka ngritur në mësimin e historisë duke i thënë “ti je shqiptar, nuk ke të drejtën të flasësh për historinë greke”.
Kujtojmë që aktori momentalisht luan në serialin “Mavros Rodhos”, që është ndër më të ndjekuroit në vendin fqinj.