Brisilda, 23 vjeçe, një vajzë shqiptare ka humbur gjurmët në Itali që nga muaji nëntor i vitit të kaluar. Mamaja e saj, e cila jeton në Francë prej 11 vitesh, ka bërë një denoncim në JOQ ku tregon se për herë të fundit që k folur me vajzën, ajo i ka kërkuar një foto të pasaportës së saj. E ëma thotë se e bija ka një tatuazh në krahun e djathtë dhe se për momentin i ka flokët e shkurtra dhe bionde.
Ajo tregon më tej se Brisilda shoqërohej me një vajzë me emrin Niki dhe se të dyja bashkë punonin si balërina në një bar restorant. Pas denoncimit të saj, ka ardhur dhe reagimi i parë. Një djalë nga Tiranë tregon se e ka takuar 23-vjeçaren në Itali dhe i ka marrë adresën e Tik Tokut. Ai shton se e reja i kishte thënë se nuk kishte pasaportë për tu kthyer.
Denoncimi i nënës së Brisildës:
Unë jam mamaja e Birsildës, kam 11 vite që jetoj në Francë. Vajza ime është larguar nënëtor të vitit 2022. Kontakti i fundit që kam pasur me të ka qenë kur më ka kërkuar foton e pasaportës. Ka pasur një shoqe në Itali, Niki quhej, kanëpunuar bashkë në Itali. Nuk e di çfarë pune sepse Brisilda nuk e shfaqte jetën e saj, por di që punonin në një bar restorant si ballerina në Itali. Ajo ka ndryshuar nuk është më me flokë të zeza. Për momentin i ka bionde dhe me flokë të shkurtra.
Dëshmia e djalit që e ka takuar:
E kam takuar 23-vjeçaren më 27 dhjetor të vitit të kaluar. më dha adresën e saj të Tik Tokut dhe më tregoi se jetonte në Itali, por që nuk kishte pasaportë për tu kthyer sërish.