Katër persona kanë mbetur të plagosur pasi makina me të cilën po udhëtonin ka dalë nga rruga në aksin Manëz – Gjiri i Lalzit.
Aksidenti ka ndodhur vetëm pak minuta më parë, ndërsa në pamjet e rënda dallohen pasagjerët dhe shoferi i plagosur të shtrirë në tokë dhe që po ndihmohe nga kalimtarë të rastit.
Gjendja shëndetësore e tyre nuk dihet.
Sakaq, ambulanca dhe forcat e policisë janë nisur drejt vendngjarjes.