VIDEO/ Behija, policja këngëtare: Ruajtjen e rendit e kisha ëndërr, pasionin për muzikën e mora nga mamaja

Jugulajm.net
1 Min Read

Uniforma e policisë shpesh të ngjall frikën e pushteti të drejtë. Por Behije Dida një oficere në gjykatën e Sarandës ka vendosur që profesionin e saj ta ndërthurë herë pas herë edhe me muzikë.

E ka të vështirë kur e pyesin se kush është profesioni i saj. Behije Dida që prej vitit 2015 ka veshur uniformën e policisë. Ka qënë një ëndërr në sirtar e saj që në rininë e hershme nuk guxonte ta ndiqte.

Përvec ruajtjes së rendit prej vitesh këndon këngë popullore të zonës së jugut. Këtë pasion e ka patur që në vogëli.

Kujton kohën kur këndonte sëbashku me nënën e saj. Arrin me shumë sukses të ruajë balancat, nga serioziteti i uniformës deri te mbrëmjet muzikore.

Behije Dida ka patur mbështjen e fëmijëve për të ndjekur si profesionin ashtu edhe pasionin.

Share This Article