Dy tërmete të fuqishme të njëpasnjëshëm, shoqëruar me qindra pasgoditeje goditën Turqinë dhe Sirinë më 6 shkurt.
Fatkeqësisht përpos dëmeve të shumta materiale, pati edhe shumë viktima dhe persona të humbur nën rrënoja. Një ndër to që u raportua e zhdukur në media ishte edhe aktorja e njohur turke, Cansu Dere.
E njohur gjerësisht në Shqipëri si Ejshani e cila ka luajtur në serialin “Ezel”, 42-vjeçarja pas këtij lajmi u pa duke asistuar në një qendër për shpërndarjen e ndihmave për personat e prekur nga tërmeti.
Mirëpo, duke qenë se videoja që qarkulloi nuk ishte e qartë, sërish kishte pikëpyetje në lidhje me gjendjen e saj.
Së fundmi, vetë aktorja ka kontaktuar me mediat dhe ka treguar se nuk ishte në publik pasi po qëndronte në shtëpi.
“Nuk ishte qëllimi im të shqetësoja dhe të trembja askënd. Unë nuk jam dikush që përdor shumë rrjetet sociale. Instagrami më shërben si një album ku ndaj momentet e mia të lumtura”, tha Jansu Dere për CNN Turk.
Kujtojmë që Cansu Dere është një nga figurat e serialeve turke më të dashura edhe në Shqipëri. Ajo fitoi zemrat e të gjithëve me rolin e saj në serialet si “Bija ime”, apo “Nënë”.