Ish-zyrtarja Alda Klosi ka lënë spitalin ditën e sotme. Klosi është transferuar nga spitali në paraburgim.
Mësohet se Alda Klosi, rreth orës 15:00 është transferuar në burgun e grave 325.
Ish-zyrtarja është vendosur në dhomën e observimit të paraburgimit, ku do qëndrojë 5 deri në 10 ditë dhe më pas do të kalojë në dhomë paraburgimi.
Gjithashtu, në burgun 325 të grave ndodhet edhe pastruesja Rozeta Dobi.
Kujtojmë se për ish-zyrtaren e qeverisë, Gjykata vendosi masën “Arrest me burg”.
Klosi përfundoi në spital për shkak të problemeve shëndetësore që shfaqi. Ajo pati tension të lartë dhe me urgjencë u dërgua në QSUT për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.