Dy persona janë arrestuar në flagrancë gjatë tentativës për trafikimin e lëndëve narkotike drejt Greqisë.
Poicia e Sarandës ka vënë në pranga shtetasit Petrit Brahimaj, Spartak Qama, gjatë tentativës për të kaluar kufirin në Konispol, me rreth 5 kilogram kanabis.
Njoftimi i Policisë:
Operacioni policor i koduar “Bags”, nga Komisariati i Policisë Sarandë/Goditet 1 rast i tentativës për trafikim të lëndëve narkotike, drejt Greqisë, vihen në pranga 2 shtetas. Sekuestrohen rreth 5 kg kanabis.
Sarandë/ Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë në bashkëpunim me institucionet e tjera ligjzbatuese, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, mbështetur dhe nga inteligjenca informative se 2 shtetas po tentonin të trafikonin lëndë narkotike nga Konispoli në drejtim të Greqisë, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Bags”, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve P. B., 42 vjeç, banues në Greqi dhe S. Q., 32 vjeç, banues në Vlorë.
Pas lokalizimit të këtyre 2 shtetasve, në lagjen nr.3, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në dy çantat që ata kishin me vete, në të cilat kanë gjetur dhe sekuestruar rreth 5 kg lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, të ndarë në 4 pako.