Përfaqësuesi i Komunitetit Shqiptar në Greqi, Etmond Guri, thotë se raportet e shqiptarëve me grekët në Greqi janë të shkëlqyera.

Në një intervistë për Euronews Albania, Guri u shpreh se ka mbi 35 mijë martesa mes shqiptarëve dhe grekëve.

Megjithatë, sipas tij, shqiptarët kanë ende probleme me çështjet e dokumentacionit.

“Mendimi i grekëve ndaj shqiptarëve shihet në shumë aspekte. Mendimi i parë është ajo që si neve na shikojnë nga ana ligjore dhe aspekti tjetër është shoqëria vendase, cilat janë raportet e komunitetit tonë  me popullin grek. Raportet në nivel personal, familjar, shoqëror midis vendasve janë të shkëlqyera.

Aktualisht, kemi më shumë se 35 mijë martesa mikse, me shtetas grekë.

Raportet me popullin grek janë të mira dhe forcohen dita ditës. Jemi shumë mirë me popullin grek, por jemi shumë pas me çështjen e dokumentacionit”, theksoi ai.