Deputeti i Partisë Demokratike per Qarkun Gjirokaster, Tritan Shehu, e ka quajtur të rrezikshme heshtjen e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, në lidhje me situatën në veri të Kosovës.
Permes nje postimi ne fb Shehu e cilësoi si një gabim të rëndë heshtjen e qeverisë shqiptare përballë këtij përshkallëzimi të situatës në Kosovë.
Ja postimi i plote i Shehut:
E rrezikeshme heshtja e Rames ndaj revanshit serb ne pershkallezim ne Kosove!
Ndersa provokacioni i Vucicit ndaj Kosoves po zgjerohet, Qeveria shqiptare hesht si “fija e barit”.
Nje inkurajim kjo per Vucicin, ne kete aventure te re e shume te rrezikeshme ku eshte perfshire.
Sot deputetet e listes serbe dorezuan madatet, policet uniformat…..
Asgje e mire nuk vjen nga kjo, per te gjithe….
Ne radhe te pare per ata, qe futen ne nje spirale te tille bojkoti provokativ, nen presionin e grupeve me radikale e nacionaliste serbe.
Qe po implementojne skenaret rus, te perdorura ne rajonet e Ukraines.
Grupe keto, qe dominojne Beogradin, qe “turbullojne” jo vetem Kosoven, por te gjithe Rajonin tone.
Qe kerkojne te bllokojne rrugen tone europiane, procesin tone te integrimit.
Keto tentativa kerkojne nje pergjigje e reaksion te qarte, te forte, se pari nga vendet e Rajonit tone.
E ne krye te heres nga Shqiperia.
Nqs nuk reagon Qeveria e Tirana, nuk mund te presesh ta beje kete as qeverite e MV, as Malit te Zi…
Kjo heshtje demtuese eshte nje tjeter pergjegjesi e “njolle e zeze” per Ramen, jo vetem ndaj Kosoves, por dhe ndaj Shqiperise, shqiptareve e Rajonit.
Rama, qe tentoi tu imponohej vendeve te Rajonit per “Ballkanin e hapur” te Vucicit…
Rama, qe vecse denigronte Kosoven per qendrimin konseguent ne mbrojtje te sovranitetit te saj…
Ai duhej te ishte sot i pari, qe te ngreje fort zerin e tu kerkoje dhe atyre, si dhe institucioneve nderkombetare ta bejne kete.
Heshtja ne keto momente te ben komplis vecse me Vucicin, e aventuren e tij!