Një 40-vjeçar shqiptar ka humbur jetën tragjikisht të martën në Como të Italisë, pasi e zuri poshtë dheu, teksa po punonte.
Sipas mediave fqinje, ai u varros për së gjalli teksa punonte për gërmimin e tokës në një kantier ndërtimi.
Pavarësisht ndërhyrjes së zjarrfikësve, 40-vjeçari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, gjeti vdekjen në vendin e ngjarjes.
Siç raportojnë mediat që prej fillimit të vitit, janë 7 të vdekurit në vendin e punës në territorin e Como-s, 4 prej të cilëve gjatë 2 javëve të fundit.