Kryeministri Edi Rama sot mori pjesë në një takim me gratë dhe vajzat e Dibrës.
Ai u shpreh se në Dibër do tentojë katër mandate dhe se shumica e votave do të vijnë pikërisht nga gratë dhe vajzat e qarkut.
Rama: Unë deri pa e parë këtë pamje nuk e besoja. Tani, që të na shohë pak televizori, unë këtë besoj se dhe mund të realizohet. Por ajo që është e rëndësishme, është 4 apo 3, më datë 11 maji, falë jush, Dibra do votojë aty ku duhet dhe më 12 maj do gdhihet rozë, sepse Dibra është3 grua, Shqipëria është grua, edhe Europa është grua. Mua personalisht nuk ka asgjë që më bën më shumë krenar, sepse kjo forcë mbështetjen më të madhe ka gratë dhe vajzat në të gjithë Shqipërinë. Parafytyroni, në të gjithë Shqipërinë, PS e mbështesin 56% e grave dhe vajzave.
Llogaria është shumë e thjeshtë, nëse ne kemi shumicën e votuesve të parë, na mjafton vetëm gjysma e burrave, se kjo jetë në këtë vend më ka mësuar që gjysma e burrave janë normal në këtë vend, gjysma janë çyryk. Dhe të trija këto forca bashkë do bëjnë që më 11 maj do kemi fitoren më të bukur të të gjitha fitoreve tona. Kjo është e 10-ta dhe 10-ta do jetë me notën 10 falë grave dhe vajzave që jeni këtu.




