FOTO/ Zjarri përfshin ambientet përballë disa hoteleve në bregdet

Jugulajm.net
1 Min Read

Flakët kanë përfshirë ambientin përballë disa hoteleve në bregdetin e Vlorës.

Nga pamjet e publikuara në rrjetet sociale dallohet një shtullungë e madhe tymi, që ka përfshirë, sipas raportimeve, shezlonget dhe çadrat e hotelit dhe rrezikon të përhapet edhe në ambientet e tjera.

Një vatër tjetër zjarri dallohet në disa metra më larg.

Nuk dihet nëse vatra e dytë është përhapur nga era e fortë.

Zjarri ka rënë në ambientet e hotel “Coral” në afërsi të Radhimës.
Share This Article