Në mesin e personave të dyshuar si të përfshirë në aktivitete kriminale është edhe Elisa Spiropali. Kjo është zbuluar në sistemin MEMEX, që është publikuar nga hakerat iranianë. Kushdo që e ka sistemin, përmes një kontrolli te thjeshtë mund të gjejë edhe Elisën në këtë listë.
Si për gjithë të tjerët edhe për atë janë shkruar të dhënat bazike, si vendlindja, atësia dhe ditëlindja.
Nuk dihet ende se për çfarë dyshohet Elisa Spiropali, pasi ajo nuk ka ndonjë akuzë konkrete në prokurori, përveçse atyre të ngritura nga opozita.
Ministrja nuk ka reaguar ende në lidhje me këtë.