Grupi i hakerave iranianë ka publikuar të tjera të dhëna delikate të policisë që janë marrë pas sulmit kibernetik afro një muaj më parë.
Emër, foto, numër ID, data dhe vendi i lindjes janë publikuar sot për rreth 90 mijë persona të cilët dyshohen për ngjarje të ndryshme.
Në mesin e mbi 90 mijë qytetarëve ka dhe emra të njohur të politikës si, Elisa Spiropali, Niko Pleshi dhe Mimi Kodheli ndërsa nuk mungojnë edhe personazhe të tjerë.
Nuk dihet se përse këta emra ndodhen në listë por materiali i publikuar në rrjetin social telegram përfshin të gjithë informacionin policor për personat e dyshuar për vepra penale.
Në lidhje me publikimin e të dhënave reagoi edhe Policia e Shtetit e cila sqaron se sistemi policor MEMEX nuk është prekur.